Pas Xhakës e Shaqirit edhe Behrami refuzon Kosovën

Valon Behrami ka thënë se është krenar që luan për Kombëtaren zvicerane.

Pas Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, edhe Valon Behrami ka thënë se nuk do të luaj për Kosovën dhe se është i lumtur që bartë fanellën e Zvicrës.

Ai tha se Zvicra është vendi që ia ka ndryshuar jetën atij.

Lexo edhe: A ishte i kurdisur takimi mes Arnold Gjergjajt dhe David Hayet? (Video)

“Unë jam aq krenar që veshi fanellën e Zvicrës. Unë po luftoj për vendin që më ka dhënë shumë mua dhe familjes time”, tha Behrami për Blick.

Ai po ashtu tha se nuk ka ndërruar mendje as pas pranimit të Kosovës UEFA dhe FIFA.

“Për kënd do të luaj? Për Zvicrën time. Zvicra është vendi që ka ndryshuar jetën time”. /Express/

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta