Muhaxheri: Nuk do ta kthejë prapa vendimin për shkarkimin e drejtorëve të PDK-së

Vendimi i kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për t’i shkarkuar dy drejtorët e drejtorive në Komunën e Pejës, të cilët janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si duket nuk do të ndryshojë.

I pari i Pejës ka thënë për Telegrafin se ende nuk ka marrë kërkesë nga partneri i koalicionit që ta kthejë vendimin prapë.

Ndërsa, i pyetur se nëse merr kërkesë të tillë, a do ta ndryshonte vendimin e tij, ai është përgjigjur shkurt, “Jo, nuk do ta kthejë”.

Ndryshe, partia e Muhaxherit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në koalicion me PDK-në në komunën e Pejës.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ditë më parë ka shkarkuar dy drejtorë të kabinetit të tij që vijnë nga partneri i koalicionit qeverisës lokal, PDK.

Ukë Selimaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Salih Lajçi, drejtor për Urbanizëm, nuk do të jenë më në kabinetin drejtues komunal.

Temat
LajmeVend

Të afërta