Ministria për Komunitete e Kthim premton ndërtimin dhe rindërtimin e kishave serbe

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se kjo Ministri do të vazhdojë ripërtëritjen e objekteve të shenjta se serbe në Kosovë.

Ai dje ka qëndruar në fshatin Banjskë të Vushtrrisë për të marrë pjesë në përurimin e kishës Shën Nikolla për rinovimin e të cilën MKK dha 19.000 euro, transmeton Koha.net. Kjo kishë, njofton radiokim, ishte shkatërruar në vitin 1999 e 2004 ndërsa ishte minuar 3 herë.

“Jemi këtu të themi se do ta rinovojmë çdo kishë tonën”, ka thënë Jevtiq.

Ai ka theksuar se Ministria për Kthim e Komunitete, në bashkëpunim të plotë me Kishën ortodokse serbe, do të vazhdojë kudo që është e mundur, jo vetëm të rindërtojë, por edhe të ndërtojë kisha për të dërguar mesazhin se nuk heq dorë nga ekzistenca pa të cilën nuk ka as kthim të serbëve të shpërngulur.

Temat
LajmeVend

Të afërta