Mariq: Mustafës do t’ia them të gjitha në sy kur të takohem me të

Ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës dhe koordinuesi për hartimin e statusit të AKS-së, Ljubomir Mariq ka folur rreth thirrjes që i ka bërë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për takim.

Kërkesa e Mustafës për takim vije pas deklaratës së Mariqit i cili kritikoi pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, si dhe përdorimit të termit Kosovë e Metohi.

Mariq ka thënë se nuk është hera e parë që deklaratat e përfaqësuesve serb në institucionet e Kosovës po konstruktohen në mënyrë negative, apo ashtu siç i konvenon dikujt.

Ai ka thënë për “Novosti” se për këtë do t’ia thotë të gjitha kryeministrit Mustafa, kur të takohet me të, transmeton Indeksoline.
“Unë jam i vetëdijshëm se çdo fjalë e thënë mund të keqinterpretohet dhe kjo është arsyeja pse unë nuk dua ta justifikoj vetën ose të polemizoj në media për deklaratat e mia”, ka theksuar Mariq.

Duke folur për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ministri Mariq ka thënë se Asociacioni duhet të formohet në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, bazën e së cilët duhet ta krijoj jurispodenca kosovare.

“Kjo i bie që vendimi duhet ta marr Qeveria e Kosovës dhe ta konfirmoj Gjykata Kushtetuese”, ka shtuar Mariq.

Ndërsa sa i përket buxhetit të komunave me shumicë serbe, sidomos në veri të Kosovës, Mariq ka thënë se për këtë ka zhvilluar disa takime me kryeministrin Mustafa dhe ministrin Hoti.

“Në lidhje me problemin e buxhetit, dhe disa projekteve të papërfunduara që janë financuar nga Buxheti i Kosovës në veri të Kosovës, ne kemi pasur disa takime me kryeministrin dhe ministrin e Financave Mustafa Avdulah Hoti. Ne kemi gjetur një zgjidhje, sipas së cilës defektet do të mbulohen me rishikim, por duke punuar që buxheti të rregullohet në plan afatgjatë”, ka përfunduar Mariq.

Temat
LajmeVend

Të afërta