Koci: Argumentet i kemi të forta, e vërteta është në anën tonë

Arianit Koci, avokat i ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, në rastin “Kleçka” e ka forcuar besimin e tij në gjyqësinë ndërkombëtare dhe vendore.

Ai ka thënë se pret që në të njëjtën frymë të jetë edhe vendimi në rastin “Drenica” ku pret që aktgjykim lirues për klientin e tij.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e Re”, Koci është shprehur i bindur se e vërteta qëndron në anën e Lushtakut.

Lexo edhe: Për vrasjet në Kosovë, proces gjyqësor në Londër kundër trupave britanike

“Mbi të gjitha, e vërteta është në anën tonë. Prandaj, besoj se kolegji i shkallës së dytë do ta përmirësoj gabimin e trupit gjykues të shkallës së parë”, ka thënë Koci.

Temat
LajmeVend

Të afërta