Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, se çështje kyçe për të është mundësia e inkuadrimit të shqiptarëve në shumicën parlamentare.
Kjo pasi që, sipas tij, deri më tani nuk ka pasur mundësi pasi nuk ka pasur interes nga palët qeveritare.
Halimi para gazetarëve ka thënë se me Nikolliqin ka zhvilluar një bisedë kuptimplotë, sikurse edhe dy vjet më parë, për problemet e vjetra të mos-zhvillimit ekstrem, papunësisë dhe arsimimit të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
“Nikolliq është i njoftuar në detaje me këto probleme”, ka vlerësuar Halimi, raporton Koha.net.
Ai tha se qeveria ka organin ekzekutiv – Trupin Koordinues për Serbinë jugore, por se në postet kryesore dërgojnë kuadro nga Beogradi e jo qytetarë lokalë.
“Kërkesa jonë kryesore është që situata të tilla të ndryshojë dhe që raporti me pushtetin ekzekutiv të përmirësohet”, tha Halimi.