Gjashtë serbë të Kosovës, deputetë në Kuvendin e Serbisë

Në përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë do të ulen vetëm gjashtë deputetë serbë nga Kosova e nga 12 lista sa kanë hyrë në Kuvend, tetë nga to nuk e kanë asnjë përfaqësues nga Kosova, njofton dhe ankohet gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net.

Pos nga pesë listat e minoriteteve, deputetë nga Kosova nuk kanë as radikalët, koalicioni me DS-në dhe Lëvizja “Dosta je bilo”.

Në klubet e deputetëve nga përparimtarët dhe socialistët (parti të Vuçiqit e Daçiqit) do të jenë nga dy deputetë , derisa Dveri-DSS dhe lidhja LDP-LSV-SDS do të përfaqësohen me nga një deputet nga Kosova.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta