Dhunë, goditje, shkulje flokësh në mbledhjen e shoferëve të autobusëve të Shkupit (Video)

Alsat-M bën të ditur se mbledhja e shoferëve të autobusëve privat në Shkup me përfaqësuesin e ndërmarrjes ”Slloboda Prevoz” ka degjeneruar në dhunë, shtyrje, goditje, e shkulje flokësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë gjakrat janë qetësuar, përfaqësuesit e autobusve dhe të shoqatës së lartëpërmendur, ranë dakord që nesër të takohen sërish, që më pastaj, në ditët në vijim të takohen edhe me kryetarin e qytetit të Shkupit.

Shoferët e autobusëve privat ankohen se janë të detyruar që të paguajnë nga 500 euro për kasa të cilat duhet të vendosen nëpër autobusë, përderisa nga qyteti i Shkupit, u është thënë se ato aparate janë falas. Kështu thotë Sinisha Jovcevski, njëri nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje.

Urojmë që mbledhja e ardhshme e tyre të jetë më e qetë dhe pa zënka, duke shpresuar se do të arrihet një marrëveshje mes tyre.

Temat
LajmeRajon

Të afërta