Andi Lila afër kësaj skuadre shqiptare

Partizani ka nisur merkaton teksa kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për t’u veshur të kuq.

Pjesëmarrja në Kupat e Europës po merret shume seriozisht pasi ‘demat’ do kërkojnë të avancojnë sa më shumë, e për këtë duhen një merkato cilësore.

Për këtë kanë nisur bisedimet me Andi Lilën, mbrojtësin e Kombëtares dhe Pas Janinës.

Diçka të tillë e konfirmoi Sulejman Starova i ftuar në emisionin “Rubrika” në TVSH e tashmë pritet përgjigja e lojtarit.

Në këtë mënyrë hapësira që mund të lihet bosh nga Arbor Fejzullahu, i cili me shuëm gjasa do të largohet këtë verë, do të mbulohej më së miri nga Lila, të cilit i njihen më së miri vlerat.

Temat
SportVend

Të afërta