Stojanoviqi thotë se serbët vazhdojnë të jenë kundër Ushtrisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, ka thënë se qëndrimi i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës vazhdon të mbetet negativ.

“Në jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes medieve siç po bëhet tani, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu siç bëhet kjo punë”, ka thënë Stojanoviq, transmeton koha.net.

Qeveria, sipas tij, nuk është duke i plotësuar ato që janë premtuar për serbët gjatë marrëveshjes për koalicion, si çështja e mbrojtjes së aseteve, përfaqësimit të serbëve në sektorin publik, formimit të komunave të reja etj.

Temat
LajmeVend

Të afërta