Shri Lankë: 84 të vdekur nga përmbytjet, 116 të zhdukur

Të paktën 84 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve e tokës që goditën Shri Lankën, bëjnë të ditur zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të tërheqin trupat e viktimave dhe të shpërndajnë ushqim për qindra e mijëra të zhvendosur në strehimore pasi niveli i ujërat filloi të ulet, raporton AFP.

Këto ishin vërshimet më të mëdha që goditi vendin në 25 vjet e fundit, transmeton Indeksonline.

Zona më e goditura ishte zona Kega, rreth 100 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet pasi që edhe për 116 personave janë të pagjetur, thanë autoritetet.

Temat
BotëLajme

Të afërta