Sfidat pas suksesit të diplomacisë së sportit

Nëse do të varej vetëm prej ndërkombëtarizimit, atëherë pingpongu do të duhej të ishte sport elitar në Kosovë. Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) është e para që është pranuar në asociacionet ndërkombëtare të sportit përkatës – që në maj të vitit 2003.

Ndonëse po bëhen 13 vjet qëkur Kosova paraqitet në garat ndërkombëtare të pingpongut, sporti që luhet në tavolinë vazhdon të vlerësohet si i vogël në Kosovë. Jo shumë kohë më parë përfaqësueset e Kosovës në pingpong u paraqitën në kampionatin botëror, shkruan sot “Koha Ditore”.

Meshkujt u renditën në vendin e 82-të, duke lënë prapa pesë përfaqësuese, ndërsa femrat u renditën në vendin e 78-të, duke lënë prapa vetëm Maldivet dhe Ishujt Fixhi. Përfaqësueset e Kosovës në pingpong vazhdojnë të luajnë në divizionet e fundit, në konkurrencë me përfaqësueset më të dobëta. Përvoja tashmë mbi dhjetëvjeçare nuk ka ndihmuar që të kalohet në divizione më të larta.

Procesi i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar vlerësohet se u mbyll më 13 maj me pranimin e Kosovës në FIFA, Federatën Ndërkombëtare të Futbollit. Procesi vlerësohet se ka nisur me pavarësimin e sportit kosovar në vitin 1991, ndërsa suksesi i parë është arritur në vitin 2003, me pranimin e Federatës së Pingpongut… (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Temat
SportVend

Të afërta