Revolta në Irak kundër qeverisë

Kryeministri irakian Haider al-Abadi po dënon veprimet e demostruesve në Bagdat të cilët u futën në zonën ndërkombëtare, ku gjeden ndërtesat qeveritare.

“Ajo që ndodhi sot me hyrjen me dhunë në ndërtesat qeveritare, nuk mund të pranohet. Ligji duhet të zbatohet ndaj çdo shkelësi”, tha kryeminsitri al-Abadi.

Policia përdori gazin lotsjellës për të detyruar demostrueseit të tërhiqen pasi ata u përpoqen të hynin me dhunë në ndërtesat qeveritare. Shumë prej demostruesve ishin të irrituar me kryeministrin e vendit i cili është bërë simbol i qeverisë së dështuar irakiane.

Shumë prej protestuesve janë mbështetës të klerikur Muqtada al-Sadr, i cili ka kërkuar që al-Abadi ti japë fund sistemit politik të kuotave që u garanton partive politike poste ministrore dhe zëvëndëson qeverinë aktuale me teknokratë.

Temat
BotëLajme

Të afërta