Poni zbulon për herë të parë vështirësitë e karrierës

​Këngëtarja Poni është shprehur rreth fillesave të karrierës së saj.
Ajo theksoi se pasi mbaroi për kanto në Vlorë, prindërit nuk e lejuan të konkurronte në shkollë të lartë në Tiranë, por i lanë si mundësi vetëm Vlorën.

Më pas ajo e rebeluar nuk e vazhdoi shkollën e lartë por konkurroi për mësuese muzike në një rrethinë të Vlorës dhe për dy vite vazhdoi të jepte mësim në një shkollë 8-vjeçare.
Më pas ajo shprehet se jeta e saj ndryshon sapo zbret në Tiranë, kur me një material të saj shkon takon Adi Hilën, ku ai i thotë: “Poni ti nuk je për këngë moderne, sepse dy metroshe ka boll sot”.

Më pas vendosëm që unë të vazhdoja të këndoja folk. Në momentin që u bë një këngëtare e njohur, ajo tregon edhe raportin që pati me familjen e saj. “Njëri nga vëllezërit e mi, që jetonte atë kohë në Athine, dëgjon këngën time të parë “dale moj dale” në një makinë shqiptarësh dhe më merr në tel duke qarë”,- u shpreh Poni në emisionin “Oktapod”.

Temat
Showbiz

Të afërta