Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mungojnë 50 për qind e barnave nga lista esenciale dhe 65 për qind e materialit hargjues.
Drejtuesit e kësaj qendre thonë se në ditët në vazhdim pritet përmirësim i gjendjes, pasi që janë kontraktuar barnat.
Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këtë vit është situatë më e mirë në krahasim me vitin e kaluar me furnizim me barna dhe material hargjues, por sipas tyre, duhet një angazhim më i madh rreth formave të shpërndarjes të barnave nëpër klinika dhe në spitale rajonale.
Kësaj qendre, i mungojnë ilaçet bazë për të futur pacientin në sallë operative, citostatikët, antibiotikët e ditëve të fundit edhe albuminet që për pacientët janë të shtrenjta.
Problem për një furnizim jo të mirë, paraqesin edhe procedurat e tenderëve për furnizim, raporton RTV 21.