Gjendet një granatë dore në Skenderaj

Sot në orët e mesditës është raportuar për një mjet të dyshimtë, në fshatin Qubrel të Komunës së Skenderajt.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se mjeti i dyshuar ishte granatë dore.

Policia ka bërë perimetrin e sigurimit të vendit të ngjarjes, ndërsa më vonë mjetin e dyshuar e kanë larguar njësitë përkatëse të KFOR-it dhe FSK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta