Berisha: Vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, i padrejtë

Deputeti i partisë opozitare Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka shkruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me pronat e falura pa të drejtë të Manastirit të Deçanit jo që bën padrejtësi, por sipas tij ky vendim legjitimon edhe masat e dhunshme dhe gjenocidin serb mbi qytetarët e Kosovës si dhe ligjet diskriminuese që janë përdorur ndaj Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se sipas logjikës së këtij vendimi edhe lufta e UÇK mundë të shpallet e padrejtë sepse ka ra ndeshë me ligjet e regjimit okupues të viteve 90 të Serbisë.

Ja postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të njohtë vendimet e regjimit fashist të Milosheviqit të viteve 1993 dhe 1997 lidhur me pronat e falura pa të drejtë të Manastirit të Deçanit jo që bën padrejtësi por ky vendim legjitimon edhe masat e dhunshme dhe gjenocidin serbe mbi qytetarët e Kosovës si dhe ligjet diskriminuese qe ka përdor ky regjim ndaj Kosovës.

Sipas logjikës së këtij vendimi edhe lufta e UÇK mundë të shpallet e padrejtë sepse ka ra ndeshë me ligjet e regjimit okupues të viteve 90 të Serbisë millosheviqjane.

Politikanët e shantazhuar edhe i kuptoi sepse Kosovën në ankande e kanë ven për ta shpëtuar kokën e vet, por s’po muj me i kuptu juristët që bëjnë këto gabime trashanike ku me vendimet e veta vënë në pikëpyetje funksionalitetin e vendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta