Në maj të vitit 1999, ndodhi një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun me sigurinë më të lartë në Kosovë, atë të Dubravës.
U vranë e masakruan mbi 1 mijë të burgosur, 300 të tjerë u plagosën, duke parë e përjetuar kështu “ferrin” e shkaktuar atë kohë nga forcat serbe.
Njëri nga të mbijetuarit e kësaj maskare ishte edhe Ahmet Ahmeti nga fshati Reçak- Shtime.
Ai për herë të parë për Gazetën Fjala rrëfen ekskluzivisht rrefimin tejet të hidhur për masakren e Dubravës.
Ahmeti tregon se në burgun e Dubravës e kishte takuar edhe Ukshin Hotin dhe se si kanë vuajtur së bashku atë kohë.
Teksa kujton përjetimet e tija, Ahmet Ahmeti i fton prokurorët vendorë dhe ata ndërkombëtarë të merren me këtë çështje, por këshillon që kjo të mos i lihet në dorë Serbisë. Ai thotë se ata që i kanë shkaktuar ëkto krime mbi kosovarët duhet të dalin para drejtësisë.
“Institucionet e Kosovës duhet që ti kenë parasysh këtë kategori të veprimtarëve dhe mos të lihen në harresë sepse këta veprimtarë ishin përfaqësues të popullit dhe drejtpërsëdrejti kryn detyrat ndaj qytetarëve të Kosovës në arsimim dhe edukim të rinjëve dhe drejtime të tjera”, thotë Ahmet Ahmeti për Gazetën Fjala.
Ai edhe 17 vite pas përfundimit të saj ndjen emocionet e njejta për tmerrin e maskarës së Dubravës, tregon atë që nuk ka ndodhur askund në botë.