Riformatimi i Qeverisë i domosdoshëm, nuk mund të vazhdohet më kështu

Riformatimi i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës LDK-PDK-Lista Serbe pritet që të bëhet gjatë ditëve në vijim. Ndonëse janë përmendur afate të shumta se kur do të ndodh kjo, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.
E sipas zyrtarëve të qeverisë, çështja e formatimit është një ndryshim i domosdoshëm.
Këshilltari politik në kryeministri, Faton Abdullahu ka thënë për Indeksonline se performanca e të gjitha dikastereve qeverisëse tash sa kohë monitorohet vazhdimisht dhe më kujdes të shtuar.
Sipas tij, nga kjo qasje nuk përjashtohet as edhe Ministria e Shëndetësisë.
“Kjo bëhet me qëllimin që të krijohet një përshtypje reale dhe e drejtë për ta pasur më pas sa më të qartë dhe më konstruktive bazën mbi të cilën mund të iniciohen ndryshimet e mundshme. Ajo çfarë mund të thuhet tani për tani është se çështja e formatimit të Qeverisë apo thënë konkretisht përmasa e këtij ndryshimi të mundshëm nuk është prioritet i asaj natyre pa të cilin ndryshim nuk mund të vazhdohet tutje në asnjë mënyrë”, ka thënë Abdullahu./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta