Limaj: Disa nga PDK i gëzoi burgosja ime në Hagë (Video)

Në emisionin n’Kosovë Show, i ftuar këtë javë ishte kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

I pyetur se a ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga PDK-ja, ai u përgjigj me po.

Limaj u shpreh se dëshiron të jetë i sinqerte dhe qysh kur ishte në Hagë ka menduar të heqë dorë, e kjo sepse ai vlerëson që egzistojnë principe përtej politikës. Sipas tij, shokë të tij dhe anëtarë të PDK-së i janë gëzuar burgosjes së tij në Hagë.

Limaj tha se disa nga ata që i konsideronte miqtë i kanë fërkuar duart duke thënë: “Mirë që po shkon, sepse po na hapet rruga neve për tu bërë të mëdhenj”.

Për më shumë, ndiqni n’Kosovë Show, të dielën nga ora 20:30 në televizionin First Channel.

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowVend

Të afërta