Një kosovar 33 vjeçar i burgosur në Bad Zurzach (kantoni Aargau) ka shfrytëzuar vizitën te stomatologu për të ikur nga përcjellësi i tij, një roje e burgut. Ngjarja ka ndodhur dje në kohën e drekës. Ordinanca ku është dërguar ai ka qenë vetëm rreth 50 metra nga burgu.
Ai ka ikur duke pasur prangat në duar, njofton Zyra Kantonale e Burgjeve, transmeton albinfo.ch.
Por kjo arratisje i ka zgjatur kosovarit vetëm tri orë. Policia e ka kapur të ikurin, i cili po mbante një burgim prej tetë muajsh për shkelje të ligjit për të huajt dhe atij për lëndë narkotike.
Ik nga burgu kosovari gjatë kontrollimit te dentisti
Një kosovar 33 vjeçar i burgosur në Bad Zurzach (kantoni Aargau) ka shfrytëzuar vizitën te stomatologu për të ikur nga përcjellësi i tij, një roje e burgut. Ngjarja ka...