Vazhdon aksioni për largimin e uzurpatorëve

Aksioni për largimin e uzurpatorëve pritet të vazhdojë edhe sot në tri lokacione të ndryshme në vend, përkatësisht në Mitrovicë, Ferizaj dhe Viti.

Ditë më parë prokurori, Armend Hamiti, ka bërë të ditur se hetimet për lirimin e pronave të uzurpuara në rajonin e Prishtinës kanë nisur pas një hulumtimi të botuar në fund të vitit 2015 në gazetën “Zëri”.

Aksioni për largimin e uzurpatorëve të pronave shoqërore pritet të vazhdojë edhe sot në tri lokacione të ndryshme në vend: Mitrovicë, Ferizaj dhe Viti. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, të përfshira në aksionin e filluar para dy javëve me kërkesë të kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, për largimin e uzurpatorëve të pronave shoqërore në vend.

Sipas këtyre burimeve, nga ky aksion do të largohen uzurpatorët nga pronat që ende nuk janë privatizuar dhe nga disa prona tashmë të privatizuara, por që nuk mund të merren në shfrytëzim nga blerësit legjitimë pasi nuk po lirohen nga uzurpatorët.

“Aksioni për largimin e uzurpatorëve do të vazhdojë sot, por edhe gjatë javës tjetër”, thotë ky burim i “Zërit”.

Temat
LajmeVend

Të afërta