Vajgl: Maqedoninë e presin reforma të ndërlikuara në fushën e përgatitjes së zgjedhjeve

Eurodeputeti, Ivo Vajgl, sot ka deklaruar se në Maqedoni priten reforma të ndërlikuara në fushën e përgatitjes së zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe transparente, si edhe reforma në media të cilat duhet të jenë pasqyrë e shoqërisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke e konsideruar veten si një politikan pragmatik, Vajgl thotë për Radio Maqedoninë e Lirë (RML) se çdo herë duhet të shkohet drejtë një procesi me marrëveshje, pajtueshmëri, vendime të përbashkëta, duke theksuar se është me rëndësi të merret parasysh interesi i përbashkët i shtetit dhe qytetarëve dhe ky interes të ndikojë në vendimet të cilat merren tani dhe në të ardhmen./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta