Të shtëna në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, policia plagos dhe arreston sulmuesin

Një sulmues që qëlloj në afërsi të Shtëpisë së Bardhë është plagosur nga policia.

Policia ka bërë të ditur se pasi është raportuar ky lajm Shtëpia e Bardhë është mbyllur.

Policia tha poashtu se të shtënat ndodhën në afërsi të Shtëpisë së Bardhë dhe se presidenti Barack Obama në atë kohë nuk ishte në të, transmeton Indeksonline.
Siç është raportuar nga BBC, policia ka qëlluar të armatosurin i cili ishte në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, CNN tha se i dyshuari iu afrua një pike kontrolli të Shërbimit Sekret, ku ai nxorrën një armë dhe qëlloi. Agjentët e qëlluan atë dhe e arrestuan.
Ende nuk dihen motivet e sulmit.

Temat
BotëLajme

Të afërta