Simeoni i dytë: Të gjithë do të gëzoheshin nëse Maqedonia do të hynte në NATO

Të gjithë do të gëzoheshin nëse Maqedonia do të hynte në NATO. Jam i sigurt se kjo do të arrihet, ka deklaruar ish kryeministri dhe mbreti bullgar, Simeoni i dytë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pranimi i Maqedonisë në Aleancë, sipas tij do të ndodh me faza, në përputhje me procedurat dhe kushtet. Këtë rrugë drejt strukturave euroatlantike, Bullgaria e ka kaluar në periudhën kur Simeoni i dytë ishte kryeministër.

„Më kujtohet si ishte situata e Bullgarisë me NATO, ndërsa njësoj edhe Bashkimin Evropian. Mendoj se të gjithë do të gëzoheshin nëse Maqedonia do të hynte në NATO. Jam i sigurt që edhe kjo do të arrihet“, ka deklaruar Simeoni i dytë për agjencinë BGNES, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai është i bindur që fqinjësia e mirë është mënyrë për avancim të marrëdhënieve Bulgari-Maqedoni. Në pyetjen nëse ka ardhur koha që Bulgaria të bëhet „avokat“ i Maqedonisë në rrugën drejt NATO dhe BE, ai ka thënë se ka ndjenja të mirë nga të dy palët për këtë çështje.

“Atëherë do të duhet vetëm të gjendet mënyra më e mirë dhe të ecet përpara. Mënyra më e mirë është fqinjësia e mirë, e cila është emëruesi i përbashkët për bisedime dhe lobim për një ose palë tjetër në qarqet ku do të ketë nevojë“, ka thënë Simeoni i dytë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta