Shpend Ahmeti tregon arsyet pse hyri në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Zonën e Debatit foli për arsyet pse ai vendosi të hynte në Lëvizjen Vetëvendosje si dhe për fatin e tij në këtë subjekt politik.

“Kam hyrë në Vetëvendosje sepse e përfaqësoj një vijë të mendimit dhe në këtë situatë që mbretëron në Kosovë, më së miri gjendem aty”.

“Kam punuar në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëndroj prapa tij”.

“Programi i Vetëvendosjes është social-demokratik dhe unë jam social-demokratik, prandaj jam në Vetëvendosje”.

Ahmeti tregoi se në jetën politike nuk ka hyrë për pushtet e për pozitë.

“Në politikë nuk kam hyrë për poste. Nëse do të pretendoja për kryeministër, do të gjeja rrugë për të depërtuar. Në politikë hyra për të bërë ndryshimin”.

Ai u shpreh se kur blloku opozitar që qëndroi disa muaj së bashku u prish, ai u dëshpërua pasi që u shua një shpresë për ndryshim.

“Jam dëshpëruar tepër kur u qa blloku. Jo pse kisha shpresa të mëdha te AAK-ja apo NISMA, por kisha shpresa se ajo opozitë e bashkuar do të ishte mekanizmi i ndryshimit”.

Temat
LajmeVend

Të afërta