Shaqiri flet dhe i jep shpresa Kosovës

Xherdan Shaqiri më në fund e ka thyer heshtjen e tij në lidhje me pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Futbollisti kosovar që ka fituar gjitha titujt e mundshëm me klubin e tij Bayern Munich është pyetur nga ‘Blick’, për vendlindjen e tij Kosovën.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur me pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, por duke thënë se për momentin nuk ka asgjë për të diskutuar.

“Jam shumë i lumtur që Kosova u pranua në FIFA e UEFA. Megjithatë, unë luaj me gjithë zemër për Zvicrën dhe dëshiroj të zhvilloj një Evropian të mirë. Jam i Zvicrës dhe do të jap gjithçka për të. Për momentin nuk ka asgjë për të diskutuar”, tha Shaqiri duke lënë peng se pas evropianit mund të ndryshojnë gjërat.

Ai ka kritikuar edhe federatën zviceran që nuk ka kontaktuar me futbollistët kosovar për këtë temë të nxehtë, transmeton Telegrafi.

“Askush nga federata zvicerane nuk kë ka kontaktuar për të biseduar në lidhje me çështjen e Kosovës”, tha Shaqiri i cili ka mbetur edhe për një gjë tjetër i zhgënjyer te Zvicra, që nuk iu ka besuar shiriti i kapitenit.

“Kam qenë më lart në hierarki dhe e meritoja unë shiritin. Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i trajnerit”, deklaroi Shaqiri.

Këto pakënaqësi të Shaqirit janë të mirëseardhura për Kosovën, pasi ai pas evropianit mund t’i bashkohet Përfaqësueses sonë.

Temat
SportVend

Të afërta