Presidenti Thaçi bën që presidenti serb të mos shkojë në Mal të Zi

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk do të jetë pjesë e takimit të presidentëve të rajonit nesër në Mal të Zi.

Prania e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, ka bërë që Nikoliq as të mos e mendoj shkuarjen e tij në Podgoricë.

Nesër në Mal të Zi, për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit, pritet të mblidhen shumica e presidentëve të rajonit.

Sipas raportimeve të mediave malazeze, nesër në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, priten të jenë Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Si arsye për mos shkuarjen e presidentit serb Nikoliq, në mediet malazeze dhe kroate është përfolur prania e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe raportet e tensionuara diplomatike me Kroacinë, veçanërisht pas vendosjes së vetos për hapjen e kapitullit 23 dhe 24 të BE-së me Beogradin. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta