MPJ e Gjermanisë e përshëndet vendimin për shtyerjen e zgjedhjeve

MPJ e Gjermanisë e përshëndet vendimin për shtyerjen e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e përshëndeti vendimin e Kuvendit për “shtyerje të sërishme” të zgjedhjeve dhe bëri thirrje për zbatimin e reformave të besueshme dhe tërheqjen e menjëhershme të vendimit për falje të politikanëve ku Presidenti Gjorge Ivanov e solli muajin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“E përshëndesim vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për shtyerje të sërishme të zgjedhjeve Parlamentare të cilat ishin planifikuar për më 5 qershor. Kjo do tu mundësojë partive të rregullojnë zhvillimet shqetësuese muajve të fundit dhe anëtarësimin e vendit në BE. Megjithatë, shtyrja e zgjedhjeve duhet të shoqërohet me një proces të reformave të besueshme. Partitë kanë një përgjegjësi për të përmbushur kushtet e nevojshme për të siguruar që zgjedhjet do të përmbushin standardet ndërkombëtare. Është gjithashtu e rëndësishme që menjëherë të tërhiqet vendimi për falje për shumë politikanë në muajin prill. Akuzat për abuzim me pushtetin duhet të hulumtohen në mënyrë për të rivendosur besimin e qytetarëve të Maqedonisë në institucione. Prokurorja Speciale duhet të vazhdojë punën e saj pa asnjë pengesë”, thuhet në deklaratën zyrtare të cicëruar në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Nga MPJ e Gjermanisë shtohet se “i dërguari special i Gjermanisë, ambasadori Johannes Haindl sot do të bisedojë me partitë në Shkup, në mënyrë që të jep mbështetje për hapjen e rrugës, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”. /Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta