Momenti kur Donika Gërvalla u tërhoq zvarrë nga mbledhja e LDK-së (Video)

Telashet i kanë paraprirë kësaj mbledhjeje në të cilën kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhje.

Ajo është penguar dhe është tërhequr nga sigurimi.

Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla.

Madje, Osmani ka paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj.

Gërvalla, e cila i ka rezistuar një kohë vendimit për të mos e lejuar të hyjë brenda, e ka akuzuar Kryesinë e LDK-së. Duke qenë kryetare e një dege të partisë, Gërvalla pretendon se ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së edhe pa qenë anëtare e saj.

Ajo tha se ka shumë pjesëmarrës në këtë cilësi në mbledhjen e sotme. /kallxo.com/

Temat
LajmeVend

Të afërta