Kim Mehmeti: BDI me çdo gjë ka problem por jo me para

Maqedoninë nuk e sundojnë patitë politike, por dy sekte, OBRM-ja dhe BDI-ja, tha anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Memeti, në emisionin “Rruga e Re” në TV Shenja shtoi se, të dyja partitë tash bëjnë ç’mos për ta shpëtuar vetëveten ndërsa fshihen pas asaj se duan ta shpëtojnë shtetin.

Sipas tij, veprimet e këtyre dy partive për zgjidhjen e krizës, janë një paradoks.

“Ne jemi në një situatë aq absurde. Si është e mundur që ata që duhet të përfundojnë në burg ta luftojnë ligjin që ka të bëjë me hajninë”, tha Memeti.

Ai u shpreh nëse kjo praktikë e funksionimit vazhdon, rrezikohet e ardhmja e shtetit.

“Ky shtet nuk ka fat dhe nuk mund të ketë të ardhme nëse vazhdon kështu. Ne jemi në duart e banditëve që janë të gatshëm të na çojnë në vëllavrasje”, deklaroi ai.

Gjithashtu sipas Memetit, BDI-ja po shpenzon shumë para për disa media të caktuara me qëllim të ruaj imazhin pozitiv te shqiptarët.

“BDI me çdo gjë ka problem por jo me para, që është në gjendje të paguaj jo vetëm media por edhe njerëz që fizikisht të kërcënojnë”, tha Memeti.

Ai i akuzoi drejtuesit e BDI-së se asnjëherë nuk kanë qenë as në shërbim të popullit e as të perëndimit. Sipas tj, mendësia leniniste asnjëherë nuk mund të jetë demokratike.

Temat
LajmeRajon

Të afërta