Kandidati për president i Austrisë thotë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është gabim

Pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, do të ishte gabim, sepse kjo do të shkaktojë vetëm probleme konsideron Norber Hofer, kandidat për president të Austrisë.

Hofer, i cili është kandidati i Partisë së Lirisë (FPO), ka konsideruar se plagët e Kosovës janë ende të freskëta, dhe problemet shumë të mëdha, në mënyrë që të bëhet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe OKB-në.

“Mendoj se pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këtë moment kishte për të krijuar më shumë probleme se sa zgjidhje”, ka thënë ai për Tanjug, transmeton Indeksonline.

Poashtu Hofer është pyetur nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e BE-së Hofer ka thënë se ky ishte një kusht i vënë nga BE, edhe pse në anën tjetër, veprohet në kundërshtim me këto kërkesa dhe pavarësisht çështjen e pazgjidhur të Qipros, do të përshpejtohen negociatat me Turqinë.

“Unë mendoj se ne duhet të aplikojmë të njëjtat standarde”, ka thënë Presidenti i tretë i Parlamenti të Austrisë.

Hofer ka theksuar se nuk e mbështet një marrëveshje të tregtisë së lirë në mes BE-së dhe SHBA-ve.

Kurse lidhur me çështjen e zgjerimit, BE-ja beson se duhet të veprohet me kujdes.
“Unë nuk mendoj se do të jetë e lehtë për të pranuar Turqinë në BE, pasi Bashkimi nuk do të jetë në gjendje për të kapërcyer. Megjithatë, shtetet që janë në një kulturë të ngjashme, të cilat plotësojnë kushtet ekonomike dhe ligjore, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës, duhet të jetë të pranuara në anëtarësim”, tha Hofer.

Gjithashtu i pyetur se çfarë do të bënte ndryshe nga Presidenti që po largohet i Austrisë, ai tha se ata janë dy personalitet krejtësisht të ndryshme dhe çdo herë kërkohet një president i vërtetë./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta