Ivanov me urgjencë dekreton Ligjin për falje

Kryetari Gjorge Ivanov ka pranuar dhe tashmë ka nënshkruar legjislacionin të cilët deputetët i votuan në seancën e djeshme të Kuvendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dje deputetët e OBRM-PDUKM dhe BDI kanë votuar ndryshime në Ligjin për falje, të pjesërishëm, Ligji për mbrojtje të privatësisë dhe ndryshim dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Ligjet hyjnë në fuqi pasi të botohen në Gazetën zyrtare.

Me ndryshimet e Ligjit për falje Ivanov merr mundësinë ligjore për t’i tërhequr zgjidhjet ligjore të miratuara për falje sipas bindes personale ose me kërkesë të personave të falur. /Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta