Raportimet se shefi i Grupit Parlamentar te LDK-së, Ismet Beqiri mund të jetë përsëri në garën për kryetar të Prishtinës, nuk i ka mohuar edhe ky i fundit.
I pyetur nga Indeksonline për rikandidimin eventual për të parin e Prishtinës, Ismet Beqiri duke qeshur tha: “Sot e kemi pas mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kemi kalu shumë mirë”…
Indeksonline ka raportuar sot gjatë ditës së LDK-ja dhe kryetari i saj, Isa Mustafa janë duke e menduar seriozisht që Ismet Beqiri t’i futet garës për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që mbahen vitin tjetër.
Ismet Beqiri ka qenë kryetar i Prishtinës deri në momentin kur Isa Mustafa ia mori këtë pozitë. /Indeksonline/