Isa Mustafa: Ekspertët tonë si dinë as megjat e veta

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka shkruar se logjika e këtij këshilli janë se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i SHBA-ve se sa hartat e disa ekspertëve të Kosovës.

Në rrjetin social Facebook Mustafa ka shkruar se ata ekspertë as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e le më ta kenë përcaktuar një kufi shtetëror.

Statusi i kryeministrit:

Të nderuar miq,
Logjika e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot ishte se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kufijtë e vendeve të Ballkanit, pra ata që intervenuan ushtarakisht në Kosovë , sesa hartat e do ekspertëve tanë, (që as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e lere më të kenë përcaktuar një kufi shtetëror- vërejtja ime) e që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.

DSH i SHBA kishte konstatuar se kufijtë e vënë nga Komisioni Shtetëror i Kosovës, janë në vijat ku SHBA ka pranuar pavarësinë e Kosovës. LDK ka besim të plotë në konstatimet e SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta