Imami nga Gjilani, Zekirija Qazimi dënohet me 10 vjet burg

Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë aktgjykim dënues për imamin nga Gjilani, Zekirija Qazimi, ai është dënuar me dhjetë vjet burg . Gjykata këtë vendim e ka marrë mbi dyshimet se Imami Qazimi ka rekrutuar të rinjtë kosovarë për organizatën terroriste ISIS. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në janar të vitit 2015 ndaj Zekirija Qazimit.

Ai, bashkë me 6 persona të tjerë konsiderohen si ura kryesore që lidhte kosovarët me organizatat terroriste në Siri e Irak. Veprat penale për të cilat është akuzuar ai ka qenë rekrutim për terrorizëm, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Përpos predikimeve radikale në xhaminë “El-Kuddus”, në Gjilan, Zekirija Qazimi, llogaritet të ketë qenë personi kryesori i cili i niste të rinjtë kosovar drejt organizatës ISIS. Krejt kjo u zbulua nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.

Kjo zgjati plotë dy vite, deri në momentin që ai u arrestua. E krejt këto punë, imami i akuzuar për terrorizëm, nuk i kryente i vetëm. Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi ishin vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij, të gjithë këta ishin arrestuar bashkë me imamin Qazimi, në gusht të vitit të kaluar.

Derisa procesi gjyqësor ndaj tyre tashmë ka nisur dhe aktakuza u është zyrtarizuar. Imami Zekirija Qazimi, dyshohet se kishte bashkëpunëtore të rëndësishëm edhe imamin nga Shqipëria Genc Ballën dhe Rexhep Memishi nga Maqedonia. Të dy këta imam janë dënuar nga organet e drejtësisë në vendet e tyre, me akuzat se kanë dërguar qytetarë në grupet radikale të cilat veprojnë në Siri dhe Irak. Lidhjet e imamit Zekirija Qazimit me këta dy imam të dënuar vërehen se imamët Balla dhe Memishi ishin ftuar disa herë që të ligjërojnë në tribunat të cilat i organizonte imami i xhamisë “El Kuddus”, në Gjilan.

Prokuroria kishte dëshmi se imami Qazimi dhe ata nga Shqipëria e Maqedonia kishin bashkëpunuar edhe në veprimtarinë e tyre kriminale, për të nxitur të rinjtë për që të nisën për xhihad. Zekirija Qazimi, i lindur në vitin 1980, i cili ka qenë imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan, përpos që kishte dërguar një numër të konsiderueshëm te të rinjve përkrah organizatave terroriste, ai dyshohet se gjatë vitit 2014 kishte shkuar edhe vetë në Siri dhe Irak./Zëri/

Temat
LajmeVend

Të afërta