Haradinaj: Kosova dhe SHBA, miq të përhershëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se përmes Autorizimit të Aktit për Mbrojtje (Defense Authorization Act), të nxjerr nga Kongresi Amerikan, i cili thërret administratën që të punojë me Republikën e Kosovës, Kosova nuk fiton vetëm mbështetje, por merr edhe obligime për t’i përmbushur standardet.

Haradinaj, në një postim në Facebook shkruan se mbështetja amerikane është jetike për Kosovën.

Më poshtë lexoni të plotë shënimin e Haradinajt:

“Mbështetja amerikane për Kosovën është jetike. E tillë ishte edhe në kohë të rënda dhe e tillë është edhe sot.

Këtë javë, Kongresi Amerikan përmes “Defense Authorization Act” i ka bërë thirrje Administratës që të punojë me Republikën e Kosovës, për ta përgatitur atë për të hyrë në Programin e Partneritetit për Paqe.

Ky mesazh që na vjen nga SHBA-të, nuk duhet parë vetëm si një mbështetje, por edhe obligim yni që t’i përmbushim gjithë ato standarde, për të qenë një shtet i zhvilluar e demokratik.

Në këtë rrugëtim, Kosova ende ka nevojë për mbështetjen amerikane, në vendosjen qeverisjes demokratike dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si parakushte këto që Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Kosova dhe SHBA-të do të jenë miq përhershëm”.

Temat
LajmeVend

Të afërta