Greqi: Gjetja e mbetjeve të aeroplanit nuk ishin të “Egypt Air”, por të një tjetri

Zyrtarët ushtarakë grekë thanë, se kundërshtojnë deklaratat e mëhershme se afër zonës së Kretës kanë gjetur mbetje të aeroplanit të zhdukur mbrëmë në Mesdhe.

Sipas tyre, mbetjet e gjetura nuk korrespodonin me aeroplanin e “Egypt Air”, ato ishtin me ngjyre të kaltër e jo të bardh siç i kishte ai.

Më parë, i dërguari i Egjiptit në Francë tha se zyrtarët grekë e kishin informuan kolegun e tij në Athinë se ata kanë gjetur mbetjet përkatëse me ngjyrat të kaltra e jo të bardhë, ato mbetje i përkisnin “Airbus A320”, thanë zyrtarët.

“Ne nuk kemi gjetur sende të tilla,” tha një zëdhënës i ushtrisë greke, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët e ushtrisë greke thanë, më parë se kishin gjetur disa objekte që besohen se i përkisnin aeroplanit të zhdukur, ata kishin gjetur dy jelekë shpëtimin, objekte plastike.

Fluturimi i kompanisë egjiptiane “EgyptAir”, kishte 66 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit fluturues në linjën nga Parisi në Kajro, ekspertët pretendojnë që është një sulm terrorist.

MS804 po udhëtonte nga Parisi për në Kajro, kur u zhduk nga radarët pa një thirrje emergjente. /Indeksonline/

Temat
BotëLajme

Të afërta