Daut Haradinaj i bën “like” Isa Mustafës, por për çfarë?

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ia ka bërë “Like” kryeministrit të vendit, që sipas tij po tregohet shumë i fortë karshi gjitha këtyre sulmeve.

“Valla bre Kryeministër edhe pensionist e me krejt këto sulme, hala po ju qëndron, prej meje ”Like” e ki”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se leje që opozita po e “shanë” kapak, por ai thotë se nuk po e kupton si po e shajnë të partisë së tij dhe te koalicionit, transmeton Indeksonline.

“Ne opozita s’ka dert që të shajmë kapak, por s’po e kuptoj kur po të shajnë në parti tënde e edhe partnerët e koalicionit”, shkruan ai.

Ndërsa, sa i përket demarkacionit Haradianj i është drejtuar kryeministrit me këtë fjalë: “Sa për megjat e Kosovës, ti kurr s’je lodh për to”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Daut Haradinaj_fb

Temat
LajmeVend

Të afërta