Bebe Rexha nis bashkëpunimin me këngëtarin e hitit “Apologize” (Video)

Bebe Rexha po vazhdon të krijoj karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi bashkëpunoi me Justin Timberlake, Rihanna dhe Nicki Minaj, duket se në horizont është edhe një bashkëpunim i ri.

Bëhet fjalë për këngëtarin dhe producentit amerikan, Timbaland, i cili njihet për hitin botëror “Apologize”, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku na bën të ditur vet këngëtarja shqiptare përmes një mesazhi në Instagram.

“Kur një ndër ikonat e muzikës përkujdeset për muzikën tënde”, ka shkruar Bebe në Intagram teksa shihet përkrah Timbaland.

Nuk dihet se për çka bëhet fjalë, por Bebe është një ndër këngëtaret më të përfolura shqiptare për hitet e saja dhe bashkëpunimet me yjet botërore.

Kujtojmë se herën e fundit Rexha bashkëpunoi për këngën “No Broken Hearts” me Nicki Minaj dhe D.J. me famë botërore, David Guetta.

Vlen të ceket se këngëtarja shqiptare po konsiderohet përtej oqeanit si tekstshkruasja më e mirë në Amerikë.

Temat
Showbiz

Të afërta