Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallës rihter goditi pjesën qendrore të Australisë sot, njofton Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në deklaratë thuhet se epiqendra ishte vendosur 460 kilometra në perëndim të Alice Springs, në një thellësi prej dhjetë kilometrave, njoftoi Reuters, transmeton Indeksonline.
Tani për tani, nuk ka informata për viktima apo dëme të mundshme. /Indeksonline/