Zemaj: Ministrat e rinj të PDK-së nuk sjellin energji të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka folur për funksionimin e Qeverisë është shprehur se ka ardhur koha për energji dhe vizion të ri për punën më tutje.

“Është koha më e përshtatshme, sidomos par marrjes së rekomandimit për liberalizimin e vizave, duhen energji të reja dhe njerëz që kanë vizion më të qartë për vendin. Po flas në përgjithësi, për të gjithë dikasterët qeveritarë”.

Deputeti Zemaj ka folur edhe për emrat e dhënë nga Partia Demokratike e Kosovës duke i cilësuar ata si energji që nuk i duhen Qeverisë.
“Ministrat e rinj, të dhënë nga PDK-ja nuk janë energji të reja që i duhen qeverisë. Në fusha të caktuara, ministrat e PDK-së kanë lënë shumë për të dëshiruar, si në vendimmarrje si në imazhin e Kosovës jashtë”./KlanKosova/

Temat
LajmeVend

Të afërta