UEFA, të shqetësuar për gjendjen e fushës para finales mes Realit e Atleticos

Gazeta sportive Marca ka zbuluar një ngjarje rreth fushës së stadiumit San Siro përpara finales së Champions League që do të luhet më 28 maj.

Sipas Marca, drejtuesit e UEFA’s janë të shqetësuar për gjendjen e fushës së San Siros, para finales së 28 majit, por ata besojnë se ajo do të jetë plotësisht e gatshme për ndeshjen e madhe ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Menaxheri operativ i ndeshjeve nga UEFA, Keith Dalton, në një intervistë ka theksuar se ndoshta fusha nuk mund të jetë 100% e denjë, por UEFA e dëshiron atë në mënyrë të përsosur në të gjitha aspektet.

Dalton ka kritikuar gjithashtu mbikëqyrësin e fushës duke thënë se ai është shumë i ri, ka përvojë më të vogël në rregullimin e fushës për kësi lloj ndeshje të mëdha dhe se i vetëm është duke udhëhequr punën e rregullimit të fushës së San Siros.

Ndërsa Giorgio Marchetti, një drejtor nga UEFA, ka thënë se organizimi për finalen e Milanos është duke shkuar në rrugën e duhur dhe se ata nuk kanë asnjë dyshim se cilësia e fushës do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Temat
BotëSport

Të afërta