Specifikat kryesore të Asus Zenfone 3

Dje gjatë ditës është publikuar një video trailer për Asus Zenfone 3, ndërsa tani pajisja është shfaqur në standardet Antutu.

Listimi AnTuTu për Asus Zenfone 3 vjen me numrin e modelit ASUS_Z016D dhe në këtë faqe janë zbuluar disa nga specifikat kryesore të telefonit.

Asus Zenfone 3 do të vijë me një ekran në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM me GPU Adreno 530.

Karakteristikat tjera të Zenfone 3 do të përfshijnë 32GB memorie të brendshme, si dhe portin për kartelën microSD e cila e zgjeron hapësirën e telefonit.

Temat
Teknologji

Të afërta