Russ nuk i dorëzohet kancerit, luajti 90 minuta ndaj Nuernbergut

Futbollisti i Eintracht Frankfurtit, Marco Russ, nuk e ka ndërmend të dorëzohet përballë sëmundjes së kancerit.

Mbrojtësi sot është diagnostikuar me kancer, pas kontrolleve që i janë bërë pas ndeshjes me Darmstadin.

Edhe pse rezultatet zbuluan se hormonet e tija janë të rritura dhe situata e tij është tepër serioze, ai nuk dorëzohet.

Marco Russ luajti për 90 minuta në barazimin e skuadrës së tij Eintracht Frankfurt ndaj Nuernberg, që përfundoi 1:1. Russ ishte fytyra tragjike në këtë mbrëmje pasi shënoi autogol.

Temat
BotëSport

Të afërta