Në zonën e Kretës gjenden mbetje të aeroplanit ‘EgyptAir’ që u zhduk mbrëmë (Foto)

Janë gjetur disa mbetje të aeroplanit egjiptian ‘EgyptAir’ i cili u zhduk mbrëmë nga radari gjatë kohës sa ishte përgjatë Detit Mesdhe.
Zyrtarët e ushtrisë greke thanë se janë gjetur disa objekte që besohen se i përkasin aeroplanit të zhdukur. Gjithashtu zyrtarët bën të ditur se janë gjetur edhe dy jelekë shpëtimin fotografit e të cilëve janë publikuar në Internet, transmeton Indeksonline.

Zyrtari grek tha se objektet dhe jelekët e shpëtimin janë gjetur 230 milje në jug-juglindje të ishullit grek të Kretës, në zonën nën juridiksionin e kontrollit të trafikut ajror egjiptian, njoftoi AP.

Subjektet janë vërejtur në afërsi të zonës ku është regjistruar sinjali i fundit i aeroplanit, ato mund të ndihmojnë të zbulohet vendndodhja e tij.
Fluturimi i kompanisë egjiptiane “EgyptAir” kishte me 66 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit fluturues në linjën nga Parisi në Kajro, ekspertët pretendojnë që është një sulm terrorist.

MS804 po udhëtonte nga Parisi për në Kajro, kur u zhduk nga radarët pa një thirrje emergjente. /Indeksonline/

auto_21463675555

auto_11463675554

auto_31463675557

Temat
BotëLajme

Të afërta