Mustafa për Mariqin: Nuk është në kompetencat e tij të merret me FIFA dhe UEFA!

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, pasi ky i fundit ditë më parë kundërshtoi pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. Ai, gjatë një interviste për një televizion beogradas, kritikoi edhe punën e qeverisë Mustafa, pjesë e së cilës është vet ai.

“Sa i përket ministrit Mariq, do të bisedoj me të. Deklaratat, disa prej tyre nuk janë në kompetencën e tij dhe në fushën e tij që ai të merret me to, sepse janë politika qeveritare dhe ministrat i kanë punët në fushat e tyre dhe ata duhet të angazhohen që ta bëjnë punën në atë fushë në të cilën janë. Por gjithsesi për mua disa prej këtyre deklaratave, janë të papranueshme, të cilat do t’ia prezantoj zotit Mariq dhe nuk do të dëshiroja që më tutje, ndonjë prej ministrave të merret me gjëra të tilla”, është shprehur ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta