Mesazhi i Berlusconit për lojtarët para finales së Kupës së Italisë

Silvio Berlusconi u ka dhënë një mesazh lojtarëve para nisjes drejt Romës, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë.

Numri një i Milanit, Silvio Berlusconi, ua ka bërë të çartë lojtarëve se vetëm fitimi i Kupës së Italisë ndaj Juventusit, do të bënte që të fillonte një epokë e re për shtatë herë Kampionët e Evropës, që po kalojnë nëpër një periudhë tejet të vështirë viteve të fundit.

“Fitimi i Kupës së Italisë do t’i japë një kuptim sezonit të ri. Ju duhet të jepni gjithçka. Ai duhet të jetë rezultat i rëndësishëm për ju dhe për Milanin për të fituar kualifikimin direkt në Evropë dhe trofeun e 29’të në 30 vjet”, besohet t’u ketë thënë lojtarëve Berlusconi në Milanello.

Tashmë skuadra e Milanit ka mbërritur në Romë ku nesër do të kryejnë stërvitjen e fundit para finales të së shtunës. /Express/

mil_1463685739-3177278

mil3_1463685745-2412488

mil5_1463685751-4511467

Temat
BotëSport

Të afërta