Gëzim Kelmendi deputet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se dënon çdo kërcënim dhe gjuhë të urrejtjes ndaj çdokujt edhe ndaj Petrit Zogajt, pasi ky i fundit është kërcënuar në rrjete sociale nga kundërshtarë të komunitetit LGBT.
“E kam potencuar edhe në emision se çdo kërcënim është i papranueshëm dhe gjuha e urrejtjes nuk duhet të zë vend askund, më vije keq kur dëgjoj për këso rastesh,” ka thënë Kelmendi.
Kelmendi dhe Zogaj kanë pasur një përballje të ashpër në Info Magazine, në debatin pro dhe kontra marshit të komunitetit LGBT dhe promovimit të të drejtave të tyre.
Deputeti i Kuvendit dhe njëherit kryetar i partisë “Fjala” është akuzuar nga organizata që avokojnë për të drejtat e komunitetit LGBT se ai i ka fyer ata kur ka thënë se janë persona të sëmurë.
Kelmendi ka thënë se përgjigja e tij është shkencore dhe jo personale.
“Unë e kam dhënë qëndrimin tim se homoseksualiteti është sëmundje dhe këtë e bazoj në argumente shkencore, në argumente mjekësore dhe nuk kam asgjë personale me askënd. Jam i gatshëm të përballem kurdo me argumente për këtë çështje, ka thënë Kelmendi për KlanKosova.