FEMART, së shpejti edicioni i katërt me plot aktivitete

Edicioni i katërt të Festivalit Femart do të mbahet me 25-30 Maj në Prishtinë, nën organizimin e Artpolisit – organizata për art dhe komunitet. Festivali i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon, Femart përsëri ofron një javë të tërë me shfaqje teatrale, koncerte, ekspozita, slam poezi, master klasa, pop in talks, panele, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjërë – të gjitha falas për publikun!

Sivjet mund të ndiqni një koncert premierë për Kosovë shumë të veçantë nga një këngëtare e njohur botërisht Christine Salem, këngëtare e traditës maloya nga Ishulli Reunion në Oqeanin Indian, e cila me bendin e saj është ne tour në Evropë, dhe Kosova për herë të parë do ta ketë një koncert të llojit të kësaj muzike, premiera e filmit “Bota” nga Iris Elezi në Prishtinë (i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në çmimet Oscar të vitit 2016), shfaqja Copë Copë e dramaturgës Blerta Zeqiraj dhe Regjisores Zana Hoxha Krasniqi, koncert special nga Viena me Rina Kaçinari (e njohur në Evropë nga duoja muzikore Catch-Pop String-Strong) dhe Jörg Mikula, shfaqje nga Tirana “Qielli i Heshtur” nga regjisorja Armela Demaj, koncert nga bendi punk-feminist nga Tirana Pre-Menstrual Syndrome, Teatri Kombëtar Maqedonas me Shfaqjen “Rrëfime Personale” nga regjisorja Nina Nikolikj dhe shfaqja “Ngjyrat e Gushtit” nga regjisorja Ilire Vinca, ndër shumë tjerash.

Pas dhjetë vitesh kthehet me ekspozitë Fitore Berisha – artistja kosovare që jeton dhe vepron në Islandë, ndërsa Zymryte Hoxhaj nga Gjermania/Kosova dhe Adela Jušić nga Bosnia dhe Hercegovina prezantohen në ekspozitë grupore Audio/Vizuale.

Filmat e shkurtër sivjet janë ndarë në 3 kategori: Filmat e regjisoreve studente nga Fakulteti i Arteve, Filmat e shkurtër të huaj nga Gjermania dhe Kanada dhe Filma Dokumentarë nga Iraku dhe Meksika.

Femart po ashtu ofron Master klasa mbi përfaqësimin e grave në skenën kulturore nga drejtorja e festivalit belg Voix de Femmes (Zëri i Gruas), Brigitte Kaquet, dhe drejtorja e Qendrës Kombëtare për Kulturë dhe Art në Jordani, Lina Attel. Punëtoritë sivjet do të mbulojnë temën e përfaqësimit të grave në dramë (punëtori e drejtuar nga dramaturja e shpërblyer Doruntina Basha), Turpi, faji dhe aktivizmi (drejtuar nga Sandra Ljubinković), aktivizmi i vajzave të reja (drejtuar nga Jelena Memet dhe Andrijana Kocić) dhe ngacmimi seksual (drejtuar nga Dua Kadriu Dauti).

Ndërsa në panelet e diskutimit do të ballafaqohemi me sfidat e vazhdueshme të feminizmit në Kosovë, me tema sikur regjia dhe mizogjinia, autonomia e trupit të gruas, gratë dhe trashëgimia, dhe të qenurit feminist dhe burrë në Kosovë. Një program enkas është krijuar edhe për Transgjinorët me Film dokumentar, Ligjëratë nga CEL dhe Mysafirë.

Për herë të parë FEMART bashkëpunon zyrtarisht edhe me Festivalin DAM, ku sopranoja Besa Llugiqi dhe pianistja Lirika Pula do ta përmbyllin Festivalin së bashku me Ndarjen e Çmimit FEMART për herë të parë sivjet. / KultPlus.com

13161688_1001176366618428_1037134104133210218_o

20160519175602862600

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....